TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2025, 11:06

Moti i keq në vend, pezullohet lundrimi i tragetit të linjës Vlorë-Brindisi dhe Durrës-Bari

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në vend, pezullohet lundrimi i tragetit të linjës

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike që ka përfshirë vendin tonë janë pezulluar lundrimet e tragetit të linjës Vlorë-Brindisi dhe Durrës-Bari.

Kapiteneria e Portit të Vlorës ashtu si edhe ajo e Durrësit kanë pezulluar gjithashtu edhe lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

“Sipas autoriteteve portuale, forca e detit brenda gjirit të Vlorës arrin 6-7 ballë, ndërsa jashtë tij shkon deri në 8 ballë. Dallgët variojnë nga 2.5 metra deri në 4 metra, duke e bërë të rrezikshme çdo lëvizje në det”, thuhet në njoftim.

Parashikohet që situata të përmirësohet në orët e para të mëngjesit të 25 marsit, duke krijuar mundësi për rifillimin e lundrimit.

Deri atëherë, të gjitha mjetet detare janë të detyruara të qëndrojnë të ankoruara për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Lini një Përgjigje