TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2026, 12:29

Semani përmbyt edhe fshatin Mbrostar; verifikimi i dëmeve, hidhen dyshimet e para mbi procesin

Shkruar nga Pamfleti
Semani përmbyt edhe fshatin Mbrostar; verifikimi i dëmeve, hidhen
Permbytje e shkaktuar nga Semani

Ndërsa në terren ka nisur puna për verifikimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e përmbytjeve, disa fshatra po përballen me situata të vështira, për shkak se lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke “pushtuar” sipërfaqe toke dhe banesat.

Një situatë e tillë është krijuar në orët e fundit në fshatin Mbrostar në Qarkun e Fierit, atje ku lumi Seman ka dalë nga shtrati, ndërsa nën pushtetin e ujit është përfshirë një zonë e madhe.

Kryesisht dëmet janë krijuar në stallat e bagëtive dhe pulari, ku niveli i ujit është edhe më i larti.

Fermerët e prekur nga përmbytja janë kontaktuar nga ministri i Mbrojtjes. Banorët kanë shprehur shqetësimin për situatën dhe kanë kërkuar ndihmë urgjente nga shteti për nxjerrjen e bagëtive nga uji dhe për minimizimin e dëmeve të mëtejshme.

Ndërkohë në një tjetër fshat, në Ferras, në terren kanë zbritur 4 grupe verifikimi, në një proces që duket se ka mosbesim për mënyrën se si po kryhet.

Semani përmbyt edhe fshatin Mbrostar; verifikimi i dëmeve, hidhen

Kryeplaku i fshatit Zani Hyka, pretendon se verifikimi nuk po bëhet i drejtë. Në këtë fshat janë të paktën 120 banesa që u përfshinë nga uji.

Por jo vetëm kaq, pasi si pasojë e përmbytjes janë dëmtuar edhe pajisje bujqësore, infrastruktura ndihmëse, magazinat, që kanë një vlerë të konsiderueshme për banorët e zonave rurale, që merren me bujqësi ose blegtori.

permbytje fier seman

1 Komente

  1. J
    Jonuzi.

    Si shpjegohet ndertimi ne brendedi te agjitatures ku I kane zene frymen limit dhe istancat heshtin pere kete apo jane trimat e partise. Ne kohen e Xhaxhit qe mberi anginaturat sguxonte te prekej ferra dhe jo ndertimet.

    Lini një Përgjigje