
Në Gjykatën e Apelit është hedhur shorti për ankimimin e Arben Ahmetaj për sekuestrimin e vilës në Hamallaj të Durrësit.
Dhimitër Lara është gjyqtari që do të marrë në shqyrtim ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit.
Ahmetaj kërkon heqjen e sekuestros preventive për vilën në Hamallaj, e cila është në pronësi të bashkëjetueses së tij Eriola Hoxha.
Ankimimi në Gjykatën e Apelit erdhi pasi u rrëzua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Ahmetaj e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave, pasi sipas tij duhej të merrnin leje për kontrollin në vilë, pasi aty jeton edhe ai dhe ka statusin e deputetit.
Ahmetaj e cilëson në kundërshtim me ligjin, e ndërsa thotë se për shkak të vendosjes së sekuestros preventive, ai së bashku me partneren Erjola Hoxha dhe fëmija i mitur janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira, pasi nuk kanë një banesë tjetër.
Lini një Përgjigje