TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Dhjetor 2024, 13:05

Sekuestrimi i telefonit të Ajola Xoxës, reagon SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrimi i telefonit të Ajola Xoxës, reagon SPAK
Ajola Xoxa

Prokuroria e Posaçme ka reaguar për sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se janë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa hetimi është ende në faza paraprake.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin", thuhet në reagimin e SPAK. 

Lini një Përgjigje