Ditën e sotme me vendim të Gjykatës së Posaçme, agjentët e kanë sekuestruar sot, telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Të njëjtat burime thonë se telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.
Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin, por burimet sqarojnë se nuk është ushtruar kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës.
Ndërkohë kryebashkiaku Veliaj ndodhet ndërkohë për një vizitë dy ditore në Hamburg, ku siç ka njoftuar zyra e tij e shtypit, ka zhvilluar takime me Kryebashkiakun e Parë të Hamburgut, Peter Tschentscher dhe Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit.
Burimet bëjnë të ditur se në shtëpinë e kryebashkiakut në momentin që kanë shkuar hetuesit e BKH-së kanë qenë bashkëshortja e tij dhe djali i mitur.
SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me vendimin për të këqyrur telefonin e bashkëshortes së Veliajt, por nga burime jozyrtare bëhet e ditur se ndaj kryebashkiakut ka nisur hetim për deklarimin e pasurisë.
Lini një Përgjigje