TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2024, 22:55

“S’paguhen për tu sharë me njëri-tjetrin”/ Curri përplaset me Vangjelin për sherrin në Kuvend: Mos u sill si prift, politika bëhet me batua!

Shkruar nga Pamfleti

“S’paguhen për tu sharë me njëri-tjetrin”/

Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione dhe sharje mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës, gjë që më pas çoi në ndërprerjen e seancës.  

Analisti Arian Curri dhe Lorenc Vangjeli të ftuar në Top Story patën një përplasje në analizën e tyre lidhur me atë çfarë ndodhi sot në Kuvend.

Sipas Vangjelit, ajo çfarë ndodhi në Kuvend ishte e shëmtuar dhe theksoi se ata nuk paguhen për të sharë njëri-tjetrin. Ndërkohë që nga ana tjetër Curri tha se sot debati politik fitohet vetëm me batuat, dhe se me etiketimet e përdorura nga deputetët sot në Kuvend, fituese doli Ina Zhupa!

Pjesë nga intervista

Vangjeli: Ai dialog Tik-Toku prishi seancën. Është e keqe, e shëmtuar dhe e padobishme. Paguhen për tjetër gjë. ‘Plehrë bandit dhe kriminel’ i thonin njëri tjetrit.

Curri: Je veshur si prift sot, je bërë shumë i drejtë. Vetëm batuta ecën

Vangjeli: Nuk ka asnjë lidhje institucioni i SPAK me bastin publik me Bardhin dhe vëllain e Kryeministrit, për qenien në sallë të Kryeministrit. Ajo që tha kryeministri është e gabuar, një refuzim i drejtpërdrejtë. Ngriti një bast që formalisht është i padrejtë. Vëllai nuk ka pse të ndikohet nga vëllai. Standardi që vendos kryeministri del edhe nga jeta publike.

Curri: E ka të garantuar prandaj

Vangjeli: Ki pak durim

Curri: Po ‘padre’ po

Vangjeli: Prova nuk kam, ma thotë logjika që nuk ka lidhje vëllai i kryeministrit. Kryeministri gabon kur përdor atë fjalor. Ka një sfidë të madhe, paradhënia e asaj çfarë do ndodhë nesër. Është si dy krahët e një peshoreje. Ai tha se ‘nëse unë humbas, prek fundin’.

Curri: Bardhi tha po erdhi Berisha në pushtet, lë politikën. Nuk ndodhi…

Grida Duma: Vangjel thuaje mendimin deri në fund.

Vangjeli: Do shkojë në gjykatë, pastaj se dimë

Curri: Debatin e fitoi Ina Zhupa, e dyta sot në botë politika bëhet në batuta. Braçe sot nuk bëri thjeshtë batutë, shantazhoi. Zihen me femra zakonisht, Bardhi dhe Braçe.

Lini një Përgjigje