Avokati Redi Ramaj, i cili po merret me çështjen e 14 vjeçarit Martin Cani, që u qëlllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës 'Fan Noli' në Tiranë, ka hedhur dritë më shumë mbi ngjarjen e rëndë të vdekjes së fëmijës.
Sipas avokatit Ramaj, familja e Martin Canit është në një terr informativ, lidhur me atë se çfarë po ndodh me hetimet, për shkak se Policia dhe Prokuroria, janë të paqartë në verisonet që japin për ngjarjen.Avokati Ramaj tha se deri në momentet që flasim, nuk ka ende një akt ekspertimi mjeko-ligjor, si për viktimën Martin Cani, ashtu edhe për shokun e tij që mbeti i plagosur Luis Meçe.
Si përfaqësues ligjor i familjes Cani për ndjekjen e rastit të djalit të tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, avokati Ramaj thotë se kryeministria Rama dhe Policia ka kontradita në të dhënat që japin, ndërsa asnjë nga drejtuesit e shkollës 'Fan Noli', theksoi më tëj ai, nuk ka shprehur ngushëllime te familja Cani për vdekjen e 14-vjeçarit, që ishte dhe nxënës në këtë shkollë.
'Flitet për dizinformim të ngjarjes. Familja të vetmin burim informacioni ka pasur median. Nga deklaratat shtetërore nga arsimi dhe policia kanë marrë vetëm, dizinformime. Sot jemi me 11 perosna të përfshirë në vendgjarje, e papranueshme për familjarët. Mënyra se si e kanë trajtuar njerëzit e pushtteit, janë në dëm të famijarëve që kërkojnë drejtësi. E para, Rama tha se ka kamera, dhe në të vërteta s’ka. Policia s’e ka të fiksuar momentin e goditjes së Martinit. Për shkak se s’ka prova shkencore, e bazuar vetëm në dëshmi, mendohet se mund të ketë një autor. Nëse provat shkencore, dalin se ka plagë të ndryshme nga 2 armë të ndryshme, dmth se ka 2 autorë.
Po përdoret nga institucionet shtetërore politikisht. Nga shkolla s’ka një ngushëllim familjar. Ata duhej ta shmangnin. S’kanë afruar ngushëllimin dhe kjo është problematike.
Kemi variantin e të palgosurit Lus Meçes, që thotë se jam goditur nga 2 perosna, dëshmia duhet të përballet me prova shkencore që policia s’i ka. Ata e kanë bërë ballafaqim vetëm me personat në vendgjarje. Policia nuk thotë për ekspertizë mjeko-ligjore për plagët e Lusiit, dhe të ndjerin Martin Cani. Se dimë sa plagë ka marrë viktima. Me gjithë kërkesat e mia, s’kam ansjë dokument shkresor zyrtar nga këto institucione, Prokuroia dhe Policia.
Familja kërkonte ballafaqim provash për të gjetur paqen shpirtërore. Babai i Martinit s’është pyetur nga policia e prokuroria, nëse ka pasur informacion. Dyshimet janë se ka pasur sherr ditë para se të ndodhte ngjarja. Të vetmin material, është info nga media.
Disa dëshmitarë në vendgjarje të ditës së premte, kanë dekalruar të familja se një person i rritur ka goditur Martinin, nuk kemi info për hetime në ngjarjen e ditës së parë.
S’ka asnjë hetim të nisur ndaj shkollës apo oficerit të shkollës. Shkolla ka pasur dijeni, që javë para ngjarjes kanë qarkulluar fëmijë me armë të ftohta, në mbledhje mësuesish e drejtuesish ka material audio për këtë çështje.
Familja Cani, s’ka dashur ta përziejë, ka kërkuar të ruajnë emrin e djalit, s’ka pritur asnjë marrëdhnëie me pushtetarë. Di që disa persona të rëndëishëm e kanë kontaktuar, por në kuadrin e ngushëllimit.', tha ai në emisinin Çim Peka Live.
Lini një Përgjigje