Ndroqi pretendon se qeveria shqiptare ka shkelur në mënyrë të njëanshme kontratën e Portit Turistik, duke mos i vënë në dispozicion terrenin e premtuar në kontratë. Veç dështimit të Portit, biznesmeni Ndroqi pretendon se ka pësuar dëme nga qeveria edhe në disa kontrata të tjera që ai ka patur për ndërtimin e një resorti turistik, lejen minerare për shfrytëzimin e një miniere kromi si dhe disa liçenca për ndërtim hidrocentralesh.
Manovrat për t’i mbyllur gojën televizionit “Ora News” dhe sjelljet arrogante të qeverisë ndaj bizneseve, po i kushtojnë shtrenjtë Ramës.
Biznesmeni Ylli Ndroqi i është drejtuar me një padi Arbitrazhit ndërkombëtar duke paditur qeverinë dhe ka kërkuar 128 milionë euro dëmshpërblim. Sipas padisë, qeveria nuk ka zbatuar disa kontrata me kompanitë e Ndroqit. Po ashtu thuhet se sekuestrimi i televizionit është bërë në mënyrë të paligjshme.
Padia i është dorëzuar në mënyrë zyrtare qeverisë shqiptare dhe Avokatura e Shtetit ka shpallur tenderin për të përzgjedhur studion ligjore, që do të mbrojë shtetin shqiptar në këtë konflikt. Padia është bërë nga bashkëshortja e Ylli Ndroqit, zonja Mimoza Ndroqi, e cila ka shtetësi bullgare. Duke qenë se ligji shqiptar kërkon që kur palë janë kompani shqiptare, konflikti zgjidhet nga gjykatat vendit, zonja Ndroqi falë nënshtetësisë së saj ka bërë të mundur që padia të bëhet jashtë.
Në vitin 2015 qeveria shqiptare firmosi një kontratë koncesioni për ndërtimin e një porti jahtesh në Durrës me kompaninë koncesionare Albania Bay Marina. Pjesa më e madhe e aksioneve të Albania Bay Marina zotërohej nga pronari i RTV Ora, Ylli Ndroqi me 50%, ndërsa gjysma tjetër ndahej mes kompanisë shqiptare ISDC me 30% dhe asaj bullgare, Quentin Ltd me 20%. Por investimi nuk u realizua asnjëherë për shkak edhe të problemeve me pronësinë e tokës.
Ndroqi pretendon se qeveria shqiptare ka shkelur në mënyrë të njëanshme kontratën e Portit Turistik, duke mos i vënë në dispozicion terrenin e premtuar në kontratë. Veç dështimit të Portit, biznesmeni Ndroqi pretendon se ka pësuar dëme nga qeveria edhe në disa kontrata të tjera që ai ka patur për ndërtimin e një resorti turistik, lejen minerare për shfrytëzimin e një miniere kromi si dhe disa liçenca për ndërtim hidrocentralesh.
Përveç këtyre, pretendimet e tjera të biznesmenit lidhen me sekuestrimin e pasurive nga autoritetet shtetërore, përfshirë televizionin Ora News. Për të gjitha këto pretendime, Ndroqi kërkon nga shteti shqiptar një kompensim prej 128 milionë euro.

Lini një Përgjigje