TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Prill 2023, 09:52

Prilli i mbushur me vrasje, Çuçi: Kemi bërë progres në luftën kundër krimit!

Shkruar nga Pamfleti
Prilli i mbushur me vrasje, Çuçi: Kemi bërë progres
Çuçi në konferencë me drejtorët e policisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në konferencën me drejtorët e policisë ka folur sot për krimin në vend. Ministri u shpreh se Shqipëria pati një transformim në mënyrën sesi ka ndikuar për të luftuar krimin e organizuar brenda dhe jashtë kufijve. Si duket Çuçit ‘nuk i hyn në sy’ fakti që pothuajse çdo ditë shënohen vrasje dhe atentate, që rrallë herë zbulohen në kohë.

Çuçi vijoi të mburrej në konferencë, teksa u shpreh se Shqipëria nga thjesht informatore mori rolin e pjesëmarrësve dhe madje të rolit drejtues në skuadrat hetimore në goditjen e grupeve kriminale.

E konsideroj si mundësi të shkëlqyer për të diskutuar se si mund ta rrisim bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Jam i bindur që Shqipëria edhe pse një vend i vogël, ka kontribut jo të pakët në sigurinë e Evropës dhe të asaj që sot është BE.

Shqipëria qe i vetmi parë vend në Ballkanin Perëndimor që nënshkroi marrëveshje që i drejtoheshin kufijve të jashtëm të BE. Ne e kemi kaluar fazën kur vetëm shkëmbenim informacione për grupet kriminale, sot jemi pjesëmarrës madje dhe me rol drejtues në skuadrat hetimore për goditjen e grupeve kriminale. Dhe kjo s’është fazë e rastësishme.

Krimi luftohet vetëm me bashkërendim, pa kufij dhe pa pasaportë. Më ketë vizion dhe mendje, policia është një ndër institucionet më të besueshme. Jemi të fokusuar te rritja e cilësisë. Këtë ambicie po e bëjmë me vende si Italia.”- tha Çuçi.

Lini një Përgjigje