TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Prill 2023, 09:56

Rrumbullaku "pranon" dështimet: Krimi është i informuar dhe i përgatitur si kurrë më parë

Shkruar nga Pamfleti
Rrumbullaku "pranon" dështimet: Krimi është i informuar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku

Shefat e policive të 43 kryeqyteve evropiane janë mbledhur sot në Tiranë, në kuadër të konferencës për thellimin e bashkëpunimit për të rritur parametrat e sigurisë mes vendeve.

Në fjalën e tij drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, tha se një ndër prioritet e policisë është edhe lufta kundër krimit të organizuar.

Rrumbullaku është shprehur se bashkëpunimi me partnerët është i domosdoshëm në një moment kur krimi është kthyer në një ndër kërcënimet më serioze.

“Krimi është sot më shumë se kurrë pa një trajtë të caktuar, i informuar dhe i përgatitur dhe e vetmja mënyrë është me anë të sigurimit të rendit. Për ta përmbushur efektivisht këtë mision duhet të bashkërendojmë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe idetë tona profesionale. Qëllimi i përbashkët për bashkëpunim për parametrat e sigurisë s’është vetëm deklarativ por edhe në praktikë”, tha Rrumbullaku.

Lini një Përgjigje