Një darkë iftari ka bërë bashkë dy kundërshtarët për zgjedhjet lokale në kryeqendrën e veriut.
Iftari i shtruar nga shoqata “Istanbul”, ka sjellë edhe një episod të veçantë në Shkodër, ku pavarësisht partive që përfaqësojnë, dy rivalet për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Benet Beci, kanë shtrënguar duart me njëri tjetrin.
Këtë moment të veçantë, e ka evidentuar në një publikim ne rrjetet sociale vete Benet Beci, duke shoqëruar fotot me një koment te shkurtër.
“Në iftarin e shtruar mbrëmë nga shoqata V.H.K “Instambul”, një mundësi për reflektim, përulje e respekt për njëri-tjetrin!”, shkruan Beci ne postimin e tij.
Lini një Përgjigje