TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2026, 09:30

Seanca në GJKKO, Ilir Beqaj del nga kafazi i xhamtë; kërkon pushimin e dosjes për Sterilizimin

Shkruar nga Pamfleti
Seanca në GJKKO, Ilir Beqaj del nga kafazi i xhamtë; kërkon
Ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj, gjatë gjykimit në GJKKO

Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë, i cili po përballet me një gjykim në GJKKO, pas akuzave të SPAK, nuk do të qëndrojë më në kafazin e xhamtë në sallën e gjyqit. GJKKO ka pranuar kërkesën e Beqajt për t’u ulur pranë avokatit të tij, ndërsa ish-ministri ndodhet me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ prej 4 korrikut 2024.

Dalja nga kafazi mund të quhet edhe ‘fitorja’ e parë që Beqaj ka arritur nga momenti kur u arrestua, ndërsa ka kërkuar disa herë ndryshimin e masës së sigurisë, por kërkesat e tij, janë rrëzuar nga Gjykatat.

Mbajtja në kafazin e xhamtë të të pandehurve me masë arresti me burg ka hapur një debat jo vetëm në rradhët e avokatëve, por edhe politikës. Ilir Meta dhe Erion Veliaj kanë kërkuar që të gjykohen jashtë kafazit të xhamtë, por deri më tani kërkesat e tyre janë rrëzuar nga Gjykata. Nuk dihet nëse pranimi i kërkesës së ish-ministrit të Shëndetësisë mund të shënojë një tjetër standard në sallat e gjyqit, veçanërisht për personat që nuk konsiderohen të rrezikshëm.

Ilir Beqaj akuzohet për pesë vepra penale , “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”.

Beqaj ishte ndër të parët zyrtarë të lartë që u përball me SPAK dhe më pas me arrestimin.

Gjykimi për sterilizimin

Ish-ministri Beqaj kërkoi pushimin e dosjes së “Sterilizimit” dhe dërgimin në Kushtetuese.

Avokati i ish-ministrit kundërshton formën e ngritjes së akuzës dhe kërkon pezullimin e procesit
Ish-ministri Ilir Beqaj kërkoi përmes mbrojtjes ligjore pushimin e menjëhershëm të çështjes penale ndaj tij, ose pezullimin e procesit gjyqësor deri në një interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Avokati deklaroi në seancë se klienti i tij nuk mund të merret i pandehur për akuza që, sipas mbrojtjes, nuk janë formuluar në përputhje me kërkesat ligjore. Për këtë arsye, ai kërkoi kontroll incidental kushtetues dhe ndërprerjen e gjykimit deri në një vendimmarrje të Kushtetueses.

Beqaj po gjykohet për dosjen e njohur si “Sterilizimi”. Ai akuzohet për veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga ana tjetër, gjykata argumentoi se ndaj Beqajt është në fuqi masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Sipas trupës gjykuese, ai është i vetmi i pandehur në këtë proces dhe gjatë zhvillimit të deritanishëm të seancave nuk është konstatuar asnjë rrethanë që cenon sigurinë ose mbarëvajtjen e gjykimit.

beqaj gjkko seanca

Lini një Përgjigje