
Sa i takon përfshirjes së gruas si bashkëpronare në restorantin Gzona, Beqaj tha se iu kërkua nga një mik biznesmen për të tërhequr klientë të sferës së lartë.
Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit Ilir Beqaj. Ai do të njihet sot me masën e sigurisë dhe po bën gjithçka që të dalë nga qelia.
Seanca u ndërpre për rreth 30 minuta, pasi Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj kanë kërkuar lehtësim të masë në këmbim të garancisë pasurore. Beqaj ka ofruar garanci 50 mijë euro apo 5 mln lekë të reja.
Ndërkohë janë zbardhur detaje nga mohimi që u ka bërë Beqaj akuzave. SPAK pretendon se ai ka fshehur pronësinë e një automjeti, i cili përdorej nga Kurtulaj, por që në fakt ka qenë i Beqajt.
Beqaj tha se një automjet të tillë s’kishte pse ta fshihet pasi me të ardhurat që ka mund ta justifikojë. Ai shtoi se nuk ka as patentë dhe as automjet dhe ndaj lëviz gjithmonë si pasagjer.
“Unë gjithmonë hipi pasagjer se skam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine, por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh”, tha ai.
Për sa i takon përfshirjes së gruas si bashkëpronare në restorantin Gzona, Beqaj tha se iu kërkua nga një mik biznesmen për të tërhequr klientë të sferës së lartë.
“Kur është futur bashkëshortja te “Gzona”, ishte fat që një mik i përbashkët kishte interes për të bashkëpunuar në biznes. Kjo për faktin se shihej si mundësi për të ofruar për shkak të njohjes me klientë të sferës së lartë”, tha Beqaj.
Edhe Ermal Kurtulaj kërkoi masë më të butë sigurie duke lënë garanci pasurore automjetin tip Audi Q7 që sapo e kishte shitur.
“Sapo kam shitur automjetin Audi Q7, mund ta vendos shumën e parave si garanci pasurore”, tha ai. Tani i takon gjykatës të vendosë nëse do të ketë liri apo jo.
Lini një Përgjigje