TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2024, 13:35

Ironizon Dervishi: Një turisti nga Kosova për plazh në Himarë përveç naftës, do t'i duhet të paguajë 25€ tarifë te trarët

Shkruar nga Pamfleti

Ironizon Dervishi: Një turisti nga Kosova për plazh në

Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar inaugurimin e tunelit të Llogarasë dhe vendosjen e pagesave në rrugët e Shqipërisë. Ai thotë se këto pagesa janë kosto për qytetarët dhe tregon dëmet që mund t’i sjellë turizmit. Ai shprehet se ka kosto edhe më të lartë për turistëve që vijnë nga Kosova, të cilët janë afër 50% e turistëve që vizitojnë vendin tonë gjatë verës.

Dervishi ironizon duke thënë se më këto kosto, turistëve nga Kosova u bie më lirë të fluturojnë me avion në çdo destinacion tjetër mesdhetar për plazh.

“Një turist nga Kosova që do të shkojë një fundjavë në plazh në Himarë, përveç naftës do t'i duhet të paguajë 25 euro tarifë te trarët (Kalimash 5 euro, Thumanë 2.5 euro, Llogara 5 euro)

Shumë mirë lirë me avion në çdo plazh të Mesdheut...

P.S. nga 10 milionë turistët e vjetshëm 4.6 milionë ishin turistët e Kosovës!”, shkruan analisti në Facebook.

Lini një Përgjigje