TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2024, 20:50

Rritja e besueshmërish së qytetarëve ndaj SPAK-ut, Vangjeli: Deklarata e Dumanit në Shkodër trembi shumë njerëz!

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e besueshmërish së qytetarëve ndaj SPAK-ut, Vangjeli:

Gazetarin Lorenc Vangjeli komentoi gjetjet e Barometrit lidhur me besueshmërinë e qytetarëve te institucionet, ku rezultoi se këta të fundit vazhdojnë të kenë besim të shtuar te SPAK.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai theksoi se deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Shkodër pak kohë më parë, se do thyejnë tabunë e pandëshkueshmërisë, ka trembur shumë njerëz se herët a vonë do trokasin në dyert e prokurorisë së posaçme.

Kur Dumani tha në Shkodër që pas 5 vjetësh duhet të thyejmë tabunë e pandëshkueshmërisë, sot kjo tabu është thyer. Sot ne kuptojmë që të gjithë janë  të prekur dhe është kryer gjysma e punës. Edhe ata që e i kanë bërë dhe e dinë që e kanë bërë, edhe ata që e kanë bërë dhe s’e di askush çfarë kanë bërë kanë njëlloj frikë, se mendojnë që herët a vonë, më mirë do ishte herët se sa vonë, e dinë që do trokasin atje”, tha Vangjeli.

vangjeli spak

Lini një Përgjigje