TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2024, 20:12

Gripi i syrit, mjekët ngrenë alarmin: Ka shtim të rasteve, mos neglizhoni simptomat kryesore

Shkruar nga Pamfleti

Gripi i syrit, mjekët ngrenë alarmin: Ka shtim të rasteve, mos

Në të gjithë vendin gripi stinor shënon kulmin e tij, ndërkohë që janë shtuar ndjeshëm edhe rastet e gripit të syrit.

Kryesisht më të prekur janë fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Mjekët vërejnë që në 10 fëmijë, 5 janë të prekur nga gripi i syrit.

Neglizhenca, por edhe përdorimi i mjekimeve të gabuara pa rekomandimin e mjekut kanë çuar në përkeqësimin e simptomave, për pasojë edhe kurimi është më i zgjatur në kohë.

Mjekët këshillojnë të mos neglizhohen simptomat fillestare si kruarje dhe skuqje e syrit. Duke qenë se infeksioni është ngjitës kërkohet izolim të rasteve në shtëpi dhe kujdes maksimal për higjienën.

Lini një Përgjigje