TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2024, 20:15

Blinken i fut të dridhurat politikës shqiptare, të enjten vjen me "listë" arrestimesh; takim kokë më kokë me Dumanin

Shkruar nga Pamfleti

Blinken i fut të dridhurat politikës shqiptare, të enjten vjen me

Mësohet se sekretari i shtetit Antony Blinken do të takojë kreun e SPAK, Altin Dumani, ku dhe do t’i japë direktiva për goditjet e radhës ndaj “peshqve” të mëdhenj të korrupsionit.

Departamenti i Shtetit, konfirmoi ditën e sotme se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë për herë të parë një vizitë zyrtare në Shqipëri, më datë 15 shkurt.

Pavarësisht se në deklaratën zyrtare, thuhej se sekretari Blinken vjen për të riafirmuar marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, si një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, kjo vizitë pritet të sjellë zhvillime të mëdha në politikën shqiptare.

Përtej takimeve formale me kryeministrin Rama dhe falënderimeve për Shqipërinë për pritjen dhe strehimin e mbi 2,000 refugjatëve afganë të cilët erdhën në vitin 2021 në vendin tonë, do të ketë dhe një takim që do të ‘dridhë’ elitën e politikës shqiptare.

Mësohet se sekretari i shtetit Antony Blinken do të takojë kreun e SPAK, Altin Dumani, ku dhe do t’i japë direktiva për goditjet e radhës ndaj “peshqve” të mëdhenj të korrupsionit. Sipas informacione nga burime për “Pamfletin”, Sekretari Blinken do t’i dorëzojë Altin Dumanit, një listë me emra konkretë të cilët SPAK duhet t’i trajtojë me përparësi.

Kjo tregon dhe arsyen, se përse kjo vizitë e një nga zyrtarëve më të lartë të shtetit Amerikan, nuk është pompuar aspak nga asnjë palë politike.

Nëse do të ishim në kushte të tjera, qeveria e Ramës nuk do të linte vend pa e promovuar një vizitë të tillë, të këtij niveli. Mjafton të shikojmë vizitën e ish-presidentit, Bill Klinton më 3 korrik të vitit të shkuar e cila edhe pse ishte një vizitë formale, u pompua nga qeveria Rama, sikur të kishte ardhur presidenti aktual i SHBA-ve.

Nga ana tjetër, opozita e tmerruar nga vizita e personit që shpalli non-grata ish-kryeministrin Berisha, u munduan ta mohonin mundësinë e një vizite të Blinken, në Shqipëri, duke i trajtuar zërat për ardhjen e tij si “fake news”.

Heshtja e të gjithë politikës shqiptare, ndaj vizitës së Blinken në vendin tonë, tregon se askush nuk është i sigurt dhe se gjithkush prej tyre mund të jetë pjesë e “listës” që Blinken pritet t’i dorëzojë Alitn Dumanit.

Duke nisur nga Rama, i cili ka të hapur çështjen e aferës me “McGonigal” në SHBA dhe që më 16 shkurt pritet të merret një vendim për rastin shqiptar, e deri te ish presidenti Meta dhe ish kryeministri Berisha. Me këtë të fundit që i shpalli “luftë” pak vite më parë sekretari Blinken për shpalljen “non-grata”.

Si qetësia që mbizotëron para stuhisë edhe elita politike shqiptare, po paralajmëron “furtunën” e SPAK-ut, me heshtjen e tyre./Pamfleti

blinken spak dumani

Lini një Përgjigje