Ish presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi gjatë një interviste televizive nxori disa detaje të reja nga privatizimi i ish-kompleksit, që çoi pas hekurave Jamarbër Malltezin, ndërsa u la në ‘detyrim paraqitje’ ish-kryeministri Sali Berisha dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.
Ndërkohë siç raporton "Report Tv", vetëm 30 minuta pas intervistës ku zbardhi detaje në lidhje me presionet që i janë bërë në vitin 2009 për të liruar ambientet e ish-klubit, ish presidenti i Partizanit Paro Laçi është thirrur nga SPAK për të dhënë dëshminë e tij.
Gjatë intervistës ai tregoi se të përfshirë në presione ishin të gjitha strukturat e shtetit përfshirë policinë dhe ministrinë e brendshme.
Lini një Përgjigje