TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2024, 22:00

Rikthimi i Trump, Tare: Në Amerikë vazhdon jeta normale, ndërsa në Shqipëri vazhdojnë debatet televizive

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimi i Trump, Tare: Në Amerikë vazhdon jeta normale, ndërsa

Gazetari Auron Tare tha se amerikanët i janë kthyer jetës normale pas zgjedhjeve dhe fitores së Trump, ndryshe nga Shqipëria ku ka sherre dhe debate në televizione.

Ai shprehet se fakti që u vonua në një mënyrë kaq masive, tregon që edhe pritshmëritë janë të mëdha.

"Një ditë e zakonshme po as zgjedhjeve, asgjë nuk ndryshon në përditshmërinë e Amerikanëve. Mbaruan votimet dhe njerëzit vazhdojnë jetën dhe punën e tyre.

Fakti që u votua në një mënyrë kaq masive, pritshmëritë janë të mëdha. Në disa prej çështjeve kryesore të jetës së amerikanëve siç është ekonomia, emigracioni i paligjshëm, problemi i shëndetësisë, politika e jashtme. Pra, sigurisht kjo votë masive ka pritshmëri të lartë. Pas zgjedhjeve në Amerikë jeta vazhdon normale, nuk është si në Shqipëri që vazhdojnë sherret dhe shamatat në televizione", shprehet Tare për “Ora News”.

Lini një Përgjigje