
Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në SHBA dhe fitoren e republikanit Donald Trump, tha se rrethanat ishin në favor të tij.
I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’, Trump e meritonte fitoren pasi i mbijetoi tre atentateve për eliminim fizik dhe tre proceseve gjyqësore për ta asgjësuar politikisht.
"Ishin rrethanat politike dhe shoqërore që Trump të fitonte presidencën. Fitorja e Trump ishte e merituar, për faktin se i mbijetoi tre atentateve për eliminim fizik dhe tre proceseve gjyqësore për ta asgjësuar politikisht. Ishte rrugë me pengesa për Trump.
Harris ishte një improvizim i çastit, e cila maksimumin që mund të bënte ishte të bëhej konkurruese por asnjëherë të mos ngrihej në nivelin e një profili të lartë. SHBA ka treguar se janë ende të papërgatitura për tu përfaqësuar me një presidente grua. Për sa kohë e humbi Hillary Clinton që kishte profil më të lartë polik, kisha bindjen se Kamala nuk mund të bëhej presidente e SHBA", tha Spahiu.
Lini një Përgjigje