TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2024, 19:38

Berisha uroi Trump për fitoren, ironizon Spahiu: Mos harro që vizën ta hoqi qeveria e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha uroi Trump për fitoren, ironizon Spahiu: Mos harro që

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar gëzimin dhe urimet e Partisë Demokratike dhe Berishës për fitoren e Donald Trump në SHBA.

Spahiu shprehet se opozitarët janë ngazëllyer me fitoren e Donald Trump dhe shpresojnë rikthimin në pushtet me ish-kryeministrin.

Me një listë të shkurtër, juristi shkruan se “politika e lartë amerikane për reformën në drejtësi, është hartuar nga administrate e Presidentit Trump”. Madje shkruan se Berishës i hoqi vizën amerikane qeveria e Trump.

“Kujtesë për ata që uronin sot Donald Trump!

- Ambasadorja Yuri Kim u dekretua nga Trump

- Reforma në Drejtësi u votua në kohën e Trump

- SPAK u themelua nga administrata e Trump

- Heqja e vizave amerikane për Berishën nga Trump

- Lista e Non Gratave për socialistët nga Trump”, shkruan Spahiu në rrjetet sociale.

Ish-kryeministri Berisha ndodhet prej një viti nën “arrest shtëpiak” nga GJKKO dhe SPAK i akuzuar për korrupsion për aferën “Partizani”.

 

Lini një Përgjigje