TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2026, 06:54

Rikthehen ditët me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehen ditët me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme
Ilustrim

Temperaturat deri në 19°C në zonat e ulëta, erë e lehtë deri mesatare dhe det i qetë në brigje

Dita e mërkurë pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit, sipas parashikimeve të IGJEO dhe SHMU.

Moti do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të jenë më të theksuara kryesisht në zonat malore. Megjithatë, nuk parashikohen reshje gjatë kësaj dite.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në disa momente, sidomos përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore, ajo mund të arrijë deri në 15 metra në sekondë.

Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe Jon pritet një valëzim i ulët, i forcës 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte relativisht të qeta për lundrim.

Temperaturat e ajrit do të mbeten në vlera tipike për këtë periudhë, me diferenca sipas zonave gjeografike.

Në bregdet, ato pritet të luhaten nga 9 deri në 18 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 5 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore nga 1 deri në 15 gradë Celsius.

 

moti parashikimi e merkure

Lini një Përgjigje