TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Gusht 2024, 19:19

Riaktivizohet zjarri në lagjen Bojë të Krujës, dyshohet se është i qëllimshëm

Shkruar nga Pamfleti

Riaktivizohet zjarri në lagjen Bojë të Krujës, dyshohet se

Zjarri që shpërtheu në lagjen Bojë të Krujës është riaktivizuar sërish.

Pas fikjes së zjarrit mëngjesin e sotëm, flakët janë aktivizuar sërish pasditen e sotme. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga persona të paidentifikuar.

Gjatë ditës së djeshme, ekipet e emergjencave dhe zjarrfikësit kanë shuar rreth 50 vatra zjarri të qëllimshme në zonë. Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile, të cilët po punojnë për të lokalizuar dhe shuar flakët.

Fatmirësisht, zjarri ka rënë në një zonë ku është e mundur ndërhyrja me mjete të posaçme, e cila ndihmon kontrollin dhe eliminimin e flakëve.

Lini një Përgjigje