TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Gusht 2024, 19:01

Plagosja e minatorit në Bulqizë, KSSH: Inspektoriati i Punës të shtojë kontrollet në miniera dhe në kantierët e ndërtimit!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e minatorit në Bulqizë, KSSH: Inspektoriati i Punës

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar pas plagosjes së një 34 vjeçari në minierën e Bulqizës. I riu i cili punonte si brigadier në një galeri private kromi është plagosur pas shembjes së një masivi gurësh në Zonën D të minierës.

Teksa i uron shërim të shpejtë 34-vjeçarit, KSSH kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet përkatëse. Në reagim thuhet gjithashtu se Inspektoriati i Punës duhet të shtojë kontrollet në miniera dhe në kantiere ndërtimi.

"Aksidentet e në minierat e Bulqizës janë të përditshme, ndonëse shumë prej tyre as nuk raportohen në polici.

Sot një 34 vjeçar i cili punonte si brigadier në një galeri private kromi është plagosur pas shembjes së një masivi gurësh në Zonën D të minierës së Bulqizës.

Konfederata e Sindikatave i uron shërim të shpejtë dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet përkatëse.

Konfederata e Sindikatave i kërkon Inspektoriatit të Punës të shtojë kontrollet në miniera dhe në kantiere ndërtimi.

Jeta e punëtoreve shqiptarë duhet të jetë prioritet dhe nuk mund të lihet në mëshirë të fatit, pasi shumë kompani abuzojnë me kriteret që lidhen me sigurinë në punë", thuhet në reagimin e KSSH.

Lini një Përgjigje