TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shtator 2024, 17:49

Riaktivizohet vatra e zjarrit në bjeshkët e Shishtavecit, policia nis hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Riaktivizohet vatra e zjarrit në bjeshkët e Shishtavecit, policia nis

Riaktivizohet vatra e zjarrit në afërsi të bjeshkës së Shishtavecit, në vendin e quajtur “Guri Mëngjesit”.

Sipas autoriteteve vendore, zjarri ka rënë pasditen e sotme në zonën e quajtur prej banorëve si “Çuka”.

Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve që bëri të mundur shuarjen e vatrës së parë mbrëmjen e së shtunës, të ndihmuar edhe nga banorët, por vatra është aktivizuar përsëri ditën e sotme, pas një ere të fortë.

Në vend ngjarje kanë shkuar forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës, kryetari i fshatit Shishtavec, kryetari i njësisë administrative Shishtavec dhe drejtori i shkollës me disa banorë, të cilët po punojnë në aksion të përbashkët për shuarjen e flakëve.

Policia gjithashtu nisi hetimet nëse zjarri është i qëllimshëm apo aksidental.

Në orët e para të ditës së sotme u raportua për një zjarr edhe në vend-grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës, teksa tymi mbuloi zonën dhe dy zjarrfikëse u aktivizuan për shuarjen në Myc-Mamëz.

Smogu përfshiu fshatrat dhe një pjesë të qytetit që ishin në afërsi me pikën e grumbullimit. Kjo pikë e mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri brenda pak muajsh, duke shkaktuar ndotje masive.

Lini një Përgjigje