TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shtator 2024, 15:23

Djegia e 31-vjeçares nga ish-burri në Korçë, reagon ministri Manja: Drejtësia të japë mesazhin se dhuna në familje s’ka vend në shoqërinë tonë!

Shkruar nga Pamfleti

Djegia e 31-vjeçares nga ish-burri në Korçë, reagon

Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Korçës, ku burri dogji me benzinë ish gruan e tij, tronditi opinionin publik në mbarë vendin.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili thotë se ky është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia.

Ndër të tjera ministri Manja thekson se drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë

“Ngjarja tronditëse që ndodhi dje në Korçë, ku një nënë e dy fëmijëve të mitur u bë viktimë e dhunës së verbër në familje, është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia!

Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë!”, shprehet ministri.

Lini një Përgjigje