TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shtator 2024, 14:45

31-vjeçarja u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti në Korçë, reagon ministri Hoxha: E papranueshme!

Shkruar nga Pamfleti

31-vjeçarja u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti në

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Korçë, ku 31-vjeçarja u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti, ka reaguar Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Hoxha tha se akti i 45-vjeçares ndaj ish-bashkëshortes së tij, është i papranueshëm.

Ai theksoi se përveç reagimit të institucioneve, nevojitet edhe solidariteti e sensibilizimi i shoqërisë sonë.

Hoxha u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast dhunë dhe shprehu mbështetjen për personat që bien viktime e dhunës.

Ndërkohe ministri i uroi shërim të shpejtë të resë që u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti.

“Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Korçë, ku një bashkëshort në proces divorci, tentoi të djegë me benzinë gruan e tij, është një akt i papranueshëm që na kujton se dhuna në familje është ende një problem që nuk mund të injorohet e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe nga e gjithë shoqëria.

Ngjarje të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një apel i fortë për të siguruar mbrojtje më të fuqishme për të gjithë ata që vuajnë nga dhuna në familje, sidomos për të miturit, vajzat dhe gratë.

Jam i bindur se, për të parandaluar dhe trajtuar raste të tilla nuk mjafton vetëm reagimi i institucioneve përkatëse, por dhe solidariteti e sensibilizimi i shoqërisë tonë, në mënyrë që askush të mos i nënshtrohet një trajtimi të tillë të papranueshëm, si rasti i Korçës.

Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, për t’u siguruar që ata, të cilët kryejnë këto akte, të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, ashtu siç do të përballet dhe autori i ngjarjes së djeshme!

Si ministër i Brendshëm shpreh mbështetjen time më të madhe për viktimat e dhunës në familje dhe angazhimin tim për të punuar parreshtur për një shoqëri, ku secili të ndjehet i ndjehet i sigurt dhe i respektuar.

Duke i uruar shërim sa më të shpejtë zonjës – viktimë e dhunës në familje dje në Korçë – shpreh angazhimin tim për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për viktimat si ajo, dhe ftoj edhe institucionet e tjera përgjegjëse të veprojnë shpejt e në përputhje me politikat e qeverisë sonë për luftën ndaj dhunës në familje”, deklaroi Hoxha.

Lini një Përgjigje