
Pano Soko, ekspert ekonomie, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Rama, në thelb është një përpjekje që ta frenojnë, sepse SPAK-u po u shkon tek dera.
“Në pikën 8 të rezolutës bëhet fjalë për ndryshime ligjore dhe institucionale. Nuk kam hallin si ngrihet komisioni, por tek kompromisi që bëjnë. Si ai i 2008. Ai kompromis ka qenë hera e fundit. Tani vijojnë shoun, bëjnë sikur zihen. Ka njerëz të paprekur, SPAK po u vjen te dera. Rama ka mbetur i pa prekur deri tani. Nga mekanizmi shpëtojnë edhe të tjerë. Se kam tek Rezoluta, por te koncepti”, tha Soko.
Lini një Përgjigje