
Adriatik Lapaj, koordinator i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, duke diskutuar mbi dosjen e fundit të SPAK, ku faktohen lidhjet e krimit me politikën, apo se si zyrtarë të Policisë së Shtetit janë vendosur në shërbim të grupeve kriminale, tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm për vendin tonë
Në një intervistë për emisionin “Open” në News24, Lapaj tha se SPAK po punon fort për të prerë lidhjet e politikës me krimin.
“Këta koka të grupeve kriminale janë zgjatime të politikës, të cilëve politika u kërkon vota, ndërsa vendosin totalisht nën ndikimin e tyre zonat ku banojnë. Këto sillen si çifligarë. Kjo goditje e SPAK është një dritë në fund të tunelit, një apel që iu drejtohet qytetarëve për tu bashkuar, për të mbështetur edhe SPAK, në goditjen që po bën”, tha Lapaj.
Lini një Përgjigje