TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2023, 09:50

Reshjet e borës, normalizohet situata në qarkun e Korçës

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e borës, normalizohet situata në qarkun e Korçës

Situata nga moti i keq është përmirësuar në juglindje të vendit. Akset nacionale janë të gjithë të qarkullueshëm pa vështirësi dhe po ashtu edhe akset turistike drejt Dardhës dhe Voskopojës.

Gjatë natës në disa segmente ka pasur prezencë akulli për shkak të temperaturave që kanë zbritur në -6 gradë. Temperaturat gjatë ditës do të jenë në vlera pozitive deri në 5 gradë.

Në juglindje nuk ka zona të bllokuara. Rrugët rurale të zonave të thella në Pogradec dhe Korçë kalohen me zinxhirë.

bore korce pogradec

Lini një Përgjigje