
Të gjitha rrugët në njësitë administrative dhe fshatrat e Elbasanit janë të hapura, megjithatë, ato janë të mbuluara nga dëbora. Ekipet e Autoritetit Rrugor dhe Emergjencave Civile kanë punuar gjatë ditës për të garantuar qarkullimin e mjeteve.
Parashikimet meteorologjike flasin për temperaturat e ulëta gjatë natës, që mund të arrijnë deri në -6°C, duke krijuar një rrezik të lartë për ngrica.
Kjo situatë ka ndikuar në disa akse kryesore të qarkullimit, si ato Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Zavalinë, ku qarkullimi bëhet vetëm me përdorimin e zinxhirëve.
Autoritetet kanë apeluar për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, duke i kërkuar atyre të respektojnë udhëzimet dhe strukturat e sigurisë për shkak të kushteve të motit. Kjo thirrje vjen si një masë për të parandaluar aksidentet dhe për të siguruar kalueshmërinë në rrugë.
Lini një Përgjigje