TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2026, 18:28

Lumi Erzen del sërish nga shtrati, prani uji brenda shtëpive në Katund të Ri; banorët monitorojnë situatën

Shkruar nga Pamfleti

Lumi Erzen del sërish nga shtrati, prani uji brenda shtëpive në

Janë rritur sërish kuotat e nivelit të ujit në lumin Erzen, ç’ka ka bërë që ky lum të dalë sërish nga shtrati në njësinë Administrative, Katund i Ri, Durrës. Banorët po monitorojnë vetë nga afër situatën, për të qenë në gatishmëri të çdo lloj skenari.

Gjithashtu, si rezultat i daljes së lumit, banesat e zonës janë sërish me prezencë uji brënda tyre.

Ndërkohë, ura e Shën e Premtes ndodhet jashtë funskionit, pasi niveli i ujit e bën të pamundur qarkullimin në të.

Mësohet ndër të tjera se paralelisht me situatën e rënduar nga përmbytjet, vijon dhe ndërhyrja në shtratin e lumit për thellimin e tij.

përmby durrës erzen

Lini një Përgjigje