TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2024, 07:19

Reshje shiu në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Reshje shiu në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë.

Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore të vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm në juglindje të vendit. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës në lartësinë mbi 1000-1200 metra reshje bore më intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 14m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 2 deri 9°C, në zonat e ulëta 8 deri 17°C dhe në zonat bregdetare 9 deri 16°C

moti reshje shiu

Lini një Përgjigje