TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shkurt 2026, 08:35

Reshje shiu dhe bore në juglindje, autoritetet: Akset problematike, qarkullimi me goma dimërore

Shkruar nga Pamfleti
Reshje shiu dhe bore në juglindje, autoritetet: Akset problematike,
Situata nga moti i keq

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë problematika në disa akse rrugore, kryesisht në zonën juglindore.

segmentet Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, reshjet e shiut janë pasuar nga reshje bore. Strukturat e mirëmbajtjes ndodhen në terren, ku po kryejnë pastrim dhe kriposje të rrugëve, ndërsa qarkullimi vijon normalisht për mjetet e pajisura me goma dimërore.

Probleme janë shënuar edhe në aksin Maliq–Kufi Gramsh, ku reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar daljen e dy përrenjve me inerte në rrugë. Po punohet për pastrimin e plotë të segmentit. Ndërkohë, reshjet e borës në këtë zonë kanë nisur pa krijuar vështirësi në qarkullim.

Reshje bore janë regjistruar edhe në aksin Ersekë–Tre Urat, por pa ndikuar në lëvizjen e automjeteve.

akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras, reshjet paraqiten me intensitet të ulët dhe mesatar. Grupet e mirëmbajtjes vijojnë punën për pastrim dhe kriposje, pa raportime për probleme në qarkullim.

segmentin kryqëzimi i Boboshticës–Dardhë (Lapidari i Podgories) po operojnë dy mjete borëpastruese për të garantuar kalueshmërinë. Autoritetet rekomandojnë që lëvizja në këtë zonë të kryhet vetëm me goma dimërore.

Lini një Përgjigje