TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2023, 18:04

Rënia e Euros, Artan Hoxha: Në portin më të madh të kokainës, dollari nuk ka lëvizur as centin

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e Euros, Artan Hoxha: Në portin më të madh të

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar sërish rënien e euros. Sot monedha europiane zbriti në 106 lekë dhe sipas Hoxhës kjo padyshim që ka prekur tregun e kokainës.

Ai shprehet se në Ekuador, aty ku nisen dhe ngarkesat me kokainë, dollari nuk ka lëvizur as centin.

Mbani frymën njerëz….

Euro më në fund, pas shume sakrificash, zbriti në rekordin historik prej 105.6 lekësh…

Çunat në Guayaquil, qytetin me popullsi më të madhe se Shqipëria, që ka katër porte, apo i njohur ndryshe si porti më i madh botëror nga ku nisen dërgesat e kokainës, më thonë se dollari amerikan (monedha kombëtare e Ekuadorit) nuk ka lëvizur as centin…

Kështu si ka nisur kjo verë, për hajër na daltë!!!!”, shkruan Hoxha.

artan hoxha

Lini një Përgjigje