TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2023, 16:47

GJKKO la në burg ish-kryebashkiakun, avokati i Dakos: Do ta ankimojmë vendimin, vepra penale nuk ekziston

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO la në burg ish-kryebashkiakun, avokati i Dakos: Do ta ankimojmë

Avokati i ish-krye bashkiakut të Durrësit, foli për mediat pas caktimit të masës arrest me burg nga GJKKO për Vangjush Dako, vendim të cilin ai e quajti në disproporcion me akuzat e bëra ndaj tij.

Ai ka deklaruar se klienti i tij i ka kundërshtuar akuzat dhe se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për lënien e Dakos në burg sipas tij. Teksa shtoi klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe për këtë arsye vendimi i sotëm do të ankimohet prej tyre.

Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale. Po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedural i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vepra penale ka mbi 10-12 vjet. Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngutshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë. Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ka ushtruar aktivitetin e tij nëpërmjet organeve kolegjiale. Çdo strukturë i ka të përcaktuara detyrat. Nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi kryetari i bashkisë për veprimet e strukturës organike”, tha avokati.

dako avokati vendimi

Lini një Përgjigje