TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2024, 12:07

Regjistroi një pronë me dokumente false, arrestohet ish drejtori i Kadastrës së Durrësit, Adrian Kona

Shkruar nga Pamfleti

Regjistroi një pronë me dokumente false, arrestohet ish drejtori i

Policia ka vendosur në pranga ish-drejtuesin e Kadastrës në Durrës, Ardian Kona i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Ish drejtori i Hipotekës së Durrësit Ardian Kona ka rënë në prangat e policisë pasi kishte regjistruar një pronë me dokumente false.

52-vjeçari u vu në pranga për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë atij i është caktuar nga Gjykata e Durrësit një ditë më parë, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone me dokumente false.

Ndërkohë po në lidhje me këtë çështje janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 3 personave për të cilët po ashtu është caktuar arrest me burg.

Ata janë Bled Zerba 42-vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishi, 34-vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ardian Kona është i biri i Flutura Kona, e cila njihet si eksponente e LSI-së dhe avokate e çiftit Meta-Kryemadhi.

"DVP Durrës/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Roli”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht: B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës", njofton policia.

ish drejtori i kadastrës së durrësit ardian koni

Lini një Përgjigje