Ish-deputeti Dashamir Tahiri është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK. Deri më tani nuk dihet arsyeja pse Tahiri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
“Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që ka të bëjë me mua, por me hetimin pasuror të dikujt, i cili është pjesë e drejtësisë së re. Kam hedhur një firmë te një nga firmat e mia ku ka blerë diçka. Bëhet fjalë për periudhën para vitit 2005.”, tha Tahiri pasi doli nga SPAK.
Lini një Përgjigje