TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2024, 22:37

Reagimi ndryshe i Evi Kokalarit: Sot të gjithë thatë fjalët më të mira për Gertin, por mbyllët gojën kur e vodhën në Primare

Shkruar nga Pamfleti

Reagimi ndryshe i Evi Kokalarit: Sot të gjithë thatë fjalët

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit i pikëlloi të gjithë. Mesazhet ishin të pafundme si majtas dhe djathtas, pasi Gerti ishte ndër të paktët që me fisnikërinë e tij kishte miq kudo dhe gëzonte respekt ngado. Por një mesazh ndryshe ka ardhura nga aktivistja Evi Kokalari, e cila përveç vlerësimit ndaj Bogdanit, u dërgon një mesazh demokratëve. Ai u bë pjesë e primarëve për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës dhe sipas saj, atëherë kur atij i vodhën votat askush nuk i doli në krah.

Postimi i plotë

Me vjen çudi sa mesazhe pozitive ka pasur për Gerti Bogdanin sot. E them kete sepse personalisht nuk e kam njohur por me ka bere pershtypje artikulimi i tij mjaft i mire gjate primareve te Bashkise ne Majin e 2023.

Ajo qe me ben vertet pershtypje eshte se shume nga juve flisni per civilizimin e tij si politikan, por ne te njejten kohe heshtet kur ate e vodhen ashtiqare gjate primareve. As nuk dua ti hyj mediokritetit te Alihmemetit qe pa pike turpi dhe si ekspert, i thoshte popullit qe vaksinat ishin super 'safe'...

Por ju qe heshtet atehere dhe s'keni kursyer ngushellimet sot, ju sygjeroj te merrni disa dite pushim dhe analizonin mediokritetin tuaj.

Njerezit qe meritojne respektin qe po i jepni sot Bogdanit, meritojne dhe mbeshtetjen ne ditet e veshtira, dhe ju e late ne balte ate, sidomos mbasi Alihmemeti e la garen ne tavoline te Berishes. Ne ate kohe Bogdani kishte akoma nje shans te shtynte perseritjen e gares. E late ne balte! Realisht, kam qene e vetmja qe kam folur ne ate kohe dhe me dergoi nje msg falenderimi qe nuk ishte aspak i nevojshem. Por dhe ai personalisht nuk me njihte.

Ndoshta do thoni sot nuk eshte dita te flasim per kete, por ju them, SOT eshte pikerisht dita, sepse dhe ata pak njerez qe qartazi duket se kishin respektin e shumekujt, nuk vijne kollaj, dhe nuk i duhet kthyer kurre kurrizi.

Kam akoma pikepyetje mbi aktivitetet e Edlires dhe te organizates 'Shqiperia Behet', por kjo pak rendesi ka dhe s'ka lidhje me karieren e Bogdanit.

Serisht ngushellime familjes, femijeve dhe sidomos prindereve. Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen e tyre. Nje humbje fatkeqe dhe per te gjithe ne Partise Demokratike.

Lini një Përgjigje