
Eksperti i urbanistikës dhe pedagogu Gent Kaprata tha se sot çmimet e apartamenteve janë rritur në mënyrë të frikshme, për shkak të parave të krimit dhe të korrupsionit që qarkullojnë në sektorin e ndërtimit.
Kaprata u shpreh se një shqiptar mesatar nuk e blen dot një apartament në Tiranë. Ai dha një shembull, duke thënë se ka njohur një të ri, që kishte blerë 88 apartamente, teksa shtoi se këto padyshim “janë para korrupsioni ose krimi”.
“Nuk blihet sot në Shqipëri banesa dhe me kredi. Një shqiptar mesatar nuk blen dot apartament. Unë kam njohur një djalë të ri që kishte blerë 88 apartamente. Dhe, 88 apartamente blihen me 10 milionë euro, që këta që janë të korruptuar i kanë, sepse po dëgjojmë përditë shifra të çmendura vjedhjesh. Në ndërtim kemi një fluks të madhe, ku përfshihet korrupsioni dhe krimi”, tha ai për “Open”.
Lini një Përgjigje