TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2024, 21:47

Çmimet e larta, kush i blen apartamentet në Shqipëri?

Shkruar nga Pamfleti

Çmimet e larta, kush i blen apartamentet në Shqipëri?

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjin Gjoka ka folur lidhur me rritjen e çmimeve të banesave dhe apartamenteve në Tiranë.

Ai iu përgjigj pyetjes se kush blen sot apartamentet në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Gjoka tha se klientët që blejnë apartamente janë të huajt, emigrantët dhe intelektualët. Sipas tij, shumë shqiptarë që punojnë në mënyrë të ndershme jashtë blejnë banesa në vendin tonë.

“Shumë apartamente në Shqipëri po blihen nga të huajt. Jo i njëjti kontingjent blen apartamente. Ne kemi dhe intelektualë që blejnë apartamente.

Blejnë apartamente edhe mësuesit, policët. Ideja e pasjes së një prone është shpirtërore në Shqipëri. Emigrantët blejnë gjithashtu”, tha Gjin Gjoka për “Open”.

Lini një Përgjigje