TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2024, 21:58

Ben Blushi: Shqiptarët e Preshevës, na njohin dhe na duan më shumë se ç’i njohim dhe i duam ne!

Shkruar nga Pamfleti

Ben Blushi: Shqiptarët e Preshevës, na njohin dhe na duan më

Gazetari dhe shkrimtari Ben Blushi është ndalur në Preshevë, për të promovuar dy librat e tij “Komploti” dhe “41 sekretet”.

Në rrjetet sociale ai ka dhënë dhe një mesazh për raportet mes Shqipërisë dhe Kosovë. Sipas Blushit, shqiptarët në Preshevë na duan dhe në njohin shumë më mirë se sa i duam dhe njohim ne.

Sot pata një takim të paharrueshëm në Preshevë me lexues dhe shumë shqiptarë të përmalluar për gjithçka që vjen nga Shqipëria. Përveç shumë përshtypjeve të shkëlqyera që mora kuptova që shqiptarët e Preshevës, për fat të keq, na njohin dhe ndoshta na duan më shumë se ç’i njohim dhe i duam.

Dua të falënderoj për këtë takim mikun tim Shefat studiuesin e përkushtuar të letërsisë shqipe. Drejtoreshën e shkëlqyer të Bibliotekës së qytetit, nënkryetarin e komunës rilindasin e Preshevës Ragmi Mustafa dhe Ardita Sinanin, kryetaren e mrekullueshme të komunës për të cilën do shkoja deri në Preshevë me vrap për të votuar”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje