TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2026, 20:18

"Rama komunist, e nis ditën me fletërrufe", protestuesi: Mos bini në kurth, duan ta kthejnë protestën në çështje numrash!

Shkruar nga Pamfleti
"Rama komunist, e nis ditën me fletërrufe", protestuesi: Mos
Protestuesi

Në protestën e 41 shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës. Me qëndresë e rezistencë ata paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë deri në largimin e Ramës.

Një prej aktivistëve u shpreh se protesta e ka fituar tashmë betejën e numrave dhe ka treguar rezistencë. Sakaq shtoi se Ramën dhe qeverinë po gërryen dita-ditës dhe kjo tregohet qartë nga postimet e tyre në rrjetet sociale.

“41 ditë, qëndresë që kur shqiptarët vendosën që të rrëzojnë përfundimisht paragjykimin se ne nuk bëhemi. I dhamë besën njëri tjetrit se si shqiptarët jemi të gatshëm të rezistojmë për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri që kjo klasë e inkriminuar politike nuk na e dha kurrë, nuk na e dha për 36 vjet dhe nuk do të na e japë për 36 vjet të tjera nëse nuk rezistojmë. Ka një energji të jashtëzakonshme, kudo.

Një popull i jashtëzakonshëm. Rama në burg, Berisha në burg, është thirrja e një populli që ka guxim, që ka vizion që është I gatshëm të sakrifikojë jo vetëm 41 ditë por më shumë se kaq, për ta bërë Shqipërinë.

Këta nuk e bënë për 13 vjet dhe nuk do ta bëjnë nëse do i lëmë edhe më shumë. Nuk është më çështje numra, mos bini në kurthin e atyre që duan ta kthejnë këtë protestë në çështje numrash. Këtë çështje e kemi fituar sepse kemi arritur protestën në numra më të mëdha se asnjëherë më parë. Këta tani bëjnë postime që janë në panik, janë me shpatulla pas murit. Kanë krijuar një polici virtuale me në krye Taulant Ballën. A mundet një qeveri që është më e korruptuara, të na bëjë mora. Ky kryeministër që thotë se do na çojë në Europë, po ndjek shembullin e komunistëve, e nis ditën me fletërrufe digjitale”, u shpreh një protestues.

protesta doreheqja e rames

Lini një Përgjigje