TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2023, 22:03

“Rama i ka dërguar SMS Vuçiçit për të rrëmbyer policët”, Arjan Çani shkon shumë larg: E gjithë situata një lojë shahu

Shkruar nga Pamfleti

“Rama i ka dërguar SMS Vuçiçit për të

Gazetari Arian Çani duke folur rreth situatave të fundit në Kosovë tha se pas reagimit të Departamentit të Shtetit e gjitha duket si një lojë shahu.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Çani shtoi se edhe pse duket sikur Kurti është vetëm, ai patjetër që ka aleatët e tij që e mbështesin dhe në këtë situatë e mira është të mos nxitohemi.

Ai ngriti mes shakave edhe një aludim, se ndoshta ka qenë kryeministri Rama ai që i ka shkruar mesazhe Vuçiçit për të ndaluar tre policët.

Imagjinoni Edi Ramën që i çon mesazh Vuçiçit, kjo është komplet imagjinata ime, spekulim, t’i thotë dëgjo, ço çunat të marrin nja tre policë nga ata që të futem unë në negociata dhe ta nxjerrim jashtë atë se na prish punë”, tha Arian Çani.

Çani policët kosovë

Lini një Përgjigje