TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2023, 11:22

Radhë kilometrike në Kakavijë, policia thirrje emigrantëve e turistëve: Përdorni doganën e Tre Urave!

Shkruar nga Pamfleti

Radhë kilometrike në Kakavijë, policia thirrje emigrantëve e

Radhë kilometrike janë krijuar në hyrje-dalje të pikës së kalimit kufitar në Kakavijë për shkak të fluksit të pushuesve në vendin tonë.

Në krahasim me një ditë më parë, situata paraqitet më e mirë sot, pasi pala greke po punon me katër sportele në dalje.

Policia njofton turistët dhe emigrantët  të përdorin doganën e Tre Urave në Çarçovë me qëllim uljen e fluksit në dalje.

Situata po normalizohet edhe më doganën e Qafë Botës pas radhëve të gjata që ishin vënë re ditën e fundit në dalje.

Policia greke në Kakavijë, mësohet se aktualisht po punon me 3 sportele dalje dhe 3 hyrje, ndërsa gjatë orëve në vazhdim do të shtojnë edhe një tjetër sportel në çdo krah.

radhë kilometrike në kakavijë policia

Lini një Përgjigje