TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Gusht 2023, 19:52

Turistët më 'koprracë'/ Italianët dhe polakët në krye të listës! Nordikët, më dorëlëshuarit

Shkruar nga Pamfleti

Turistët më 'koprracë'/ Italianët dhe polakët

Shqipëria është kthyer në magnet për turistët vitet e fundit. Ekspertë të turizmit thonë se grupet e turistëve kanë tipologjinë e tyre. Por kush janë turistët që shpenzojnë më shumë, pijnë më shumë, apo ata më koprracët dhe dorështrënguarit?

Sipas kreut të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj Nodridkët janë më dorëlëshuarit, ndikuar kjo dhe nga standardi i lartë i jetesës në vende si Finlanda dhe Norvegjia. Ndërkohë në anën tjetër më kurnacët  janë polakët dhe italianët e jugut.

Turistët më dorëlëshuar janë pjesa e Europës Veriore, anglezët, nordikët, suedezët, norvegjezet e finlandezët, që kanë një standard jetese shumë të lartë. Kur shohin çmimet tona, atyre iu duket shumë lirë. Po t’i referohemi pjesës tjetër pastaj polakët, italianët, sidomos ata të jugut klasifikohen në turistët koprracë. Ata duan të diskutojnë, të bëjnë pazar dhe ulje për çdo lloj çmimi. Alkoolin e konsumojnë më shumë kryesisht anglezët, australianët, gjermanët, nordikët. Ndërsa pjesa tjetër kanë konsum normal apo minimal. Në ato hotele dhe resorte që kanë paketa all inclusive, pasi shumica e bregdetit tonë ranor po I aplikon këto paketa, shquhen polakët që konsumojnë më shumë alkool kryesisht raki dhe birra vendi“, tha Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj./TCH

turistët

Lini një Përgjigje