
Sinoptikani Hakil Osmani, tha se temperaturat gjatë kësaj fundjave do të shënojnë rritje. Ai bëri me dije se ditën e diel temperaturat maksimale në rang territor mund të shënojnë deri në 37 gradë Celsius.
"33-35 gradë celsius do të shënojë termometri në zonat bregdetare, ndërsa në zonat malore jo më shumë se 31 gradë Celsius në orët e mesditës.
Edhe vlerat minimale kanë pasur rritje graduale, duke bërë që deri të dielën në zonat malore temperaturat në orët e mëngjesit të regjistrohen në 16 gradë Celsius.
“Pjesa e mbetur e gushtit pritet të jetë kryesisht me ditë me diell, por do të ketë dhe reshje afatshkurtra”, u shpreh ai për “News 24”.
Lini një Përgjigje