TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2023, 10:50

"Mollë sherri" gardhi ndarës, denoncimi i qytetares për efektivin që u pezullua: Më qëlloi me pëllëmbë, do nxirrte armën

Shkruar nga Pamfleti

"Mollë sherri" gardhi ndarës, denoncimi i qytetares për

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin kur një efektiv u pezullua nga detyra, pasi ka goditur një qytetare.

Dritan Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat, i cili tashmë është pezulluar nga detyra, ka qëlluar me pëllëmbë komshijen e tij për një gardh ndarës.

Ish efektivi, me banim në Kuçovë është përfshirë në një konflikt fillimisht verbal me komshinjtë e tij dhe shkak është bërë një “gardh ndarës” mes dy familjeve.

Konflikti ka nisur me të shara dhe ofendime, dhe më pas efektivi ka qëlluar me pëllëmbë komshijen e tij, e cila pretendon se në një moment ka dashur të nxjerrë edhe armën. Edhe pse efektivi Dritan Toska nuk ka qenë në shërbim kur ndodhi konflikti, me përfshirjen e tij në konflikt si dhe me goditjen e gruas që e denoncoi, ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit.

Materialet hetimore në ngarkim të Toskës në lidhje me ngjarjen, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

 

gardh denoncim efektiv arme

Lini një Përgjigje