TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2024, 10:06

Qytetarët largohen pas festave, radhë e gjatë në pikën kufitare të Kapshticës

Shkruar nga Pamfleti

Qytetarët largohen pas festave, radhë e gjatë në pikën
 
Shtohet fluksi i automjeteve gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.

Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 8558 shtetas, ndërsa një numër më i vogël ka hyrë në vendin tonë, ku bëhet fjalë për 2271 shtetas.

Shtetasit që hynë në vendin tonë për të festuar Pashkën dhe të shfrytëzonin pushimet në vendlindje duket se i kanë përfunduar ditët e tyre dhe këtë të mërkurë kanë vendosur të largohen.

Qytetarët po kthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh dhe vetëm 48 orët e fundit nga kjo pikë ka dalë një numër i lartë qytetarësh. Sipas shifrave kanë dalë rreth 14 mijë shtetas.

 

 

 

 

 

fluks automjetesh

Lini një Përgjigje