TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2024, 07:50

Plas debati mes Abilekajt dhe deputetit të PS: Rama të kujtonte Enver Hoxhën, do ta përdorë drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

Plas debati mes Abilekajt dhe deputetit të PS: Rama të kujtonte Enver

Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar mbledhjen e Partisë Socialiste. Ai tha se nuk është dhënë asnjë garanci se reforma në drejtësi do të jetë e pavarur nga kryeministri Rama.

Sipas Abilekaj, deri më tani Rama e ka treguar që mund ta përdorë drejtësinë njësoj siç bënte dikur diktatori Enver Hoxha i cili i godiste armiqtë e tij nëpërmjet ministrisë së brendshme dhe hetuesisë.

Teksa ka debatuar me deputetin socialist Tonin Gogun, Abilekaj tha se deri më tani nuk ka asnjë rast të vetëm që drejtësia të ketë vepruar “pa pyetur Ramën”.

Pjesë nga debati në studio:

Enton Abilekaj: U bë vetingu pa konsensusin e opozitës, e mori Partia Socialiste të gjithë reformën në drejtësi dhe e bëri siç deshi vetë. Ne kemi gjyqtaren që paska qenë e dënuar në Greqi dhe e ka fshehur, nuk e ka deklaruar. Kjo gjyqtare del që është e shantazhueshme, sepse ajo ka dhënë vendimet kryesore, sidomos ato që lidhen me liderin e opozitës.

Pra ndaj dyshojmë nëse duan ta përdorin drejtësinë si kamxhik personal. Se mund ta përdor siç përdorte Enveri njëherë e një kohë Ministrinë e Brendshme dhe hetuesinë e dikurshme që për të eliminuar kundërshtarët ose ata që kishte inat përdorte hetuesinë, apo kemi një reformë në drejtësi që na shërben të gjithëve. Ka treguar ndonjëherë kjo drejtësia që mund të arrestojë pa lejen e Ramës? Deri tani jo.

Tonin Gogu: I ka arrestuar.

Enton Abilekaj: Asnjë rast nuk ka, i ka shkarkuar më para se të arrestoheshin.

Lini një Përgjigje